Humanisti e Luftëtari aktiv i ushtrisë çlirimtare të Kosovës, (UÇK) Besnik Lajqi, i cili nga Danimarka erdhi në Kosovë për tu kyqur në luftën çlirimtare, sot në postimin e tij në facebook, fton  bashkëluftëtarët, që janë kuqur nëpër parti të ndryshme politike, të mos i bëjnë ftesa për organizime partiake. Ai këtu, ndër tjerash shton, se: “Nuk dua te jem ne mesin e juaj. Sepse Ju me mohuat statusin e veteranit te luftes  mua dhe vllaut tim, Ademit”, njofton MekuliPress.

Loading...

Z. Lajqi, hedhë kritika të ashpëra ndaj luftëtarëve partiak. Ai thekson qartë pakënaësinë dhe zhgënjimin e tij ndaj krahut partiak të luftës: “Pas 18 viteve ne Danimark erdha ne vendlindje qe te kontriboj edhe une per vendin gjat luftes. Kurse ju me mohoni mundin tim e te familjes time gjat luftes !! TURP TE KENI !, spikatë ish-luftëtari e humanisiti, Besnik Lajqi.

Ja fjalët dhe kritika e tij shigjetuar këtij grupi të bashkëluftëtarëve:


“Nje pershendetje nga Rugova per ish bashkluftaret e asaj kohe. Te nderuar bashkluftar qe jeni ne parti te ndryshme. Ju lus te mos me beni ftesa qe te mar pjes ne mbremjet e partive te juaja qe i quani parti te krahut te luftes. Nuk dua te jem ne mesin e juaj. Sepse Ju me mohuat statusin e veteranit te luftes mua dhe vllaut tim Ademit !!
Pas 18 viteve ne danimark erdha ne vendlindje qe te kontriboj edhe une per vendin gjat luftes. Kurse ju me mohoni mundin tim e te familjes time gjat luftes !! TURP TE KENI !!
Une pas 35 viteve ne mergim u ktheva ne bjeshket e mia ne atedheun tim. Besoj kete nuk keni drejt te ma mohoni !!
Nje thenje Heroit Hasan Prishtina :
MJER QYTETRIMI KUR DO JU SJELLIN LIRIN ATA QE DO DALIN NGA SHPELLAT !!”

Besnik Lajqi Rugove
Maja e Nike Dedes .


Marrë nga profili i Besnik Lajcit në facebook.
/MekuliPress/


 
Loading...