Presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi sot se kishte një bisedë të gjatë dhe produktive me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Biseduam për Shtetin islamik, angazhimin tonë të përbashkët në Siri dhe tërheqjen e ngadaltë dhe shumë të koordinuar të trupave amerikane nga ajo zonë. Pas shumë vitesh ata po kthehen në shtëpi,” shkruan Trump në Twitter.

Loading...

Ai shtoi se gjithashtu ka biseduar me Erdogan rreth zgjerimit të rëndësishëm të tregtisë dypalëshe.

Loading...