Autoritetet në Kosovë presin që gjatë këtij viti Kosova të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL.

Procesi për anëtarësim në këtë organizatë ka filluar dy vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdoj edhe një muaj kur do të merret një vendim final.

Loading...

Zyrtarët Kosovë, vazhdimisht kanë lobuar që anëtarësimi të ndodhë, ndonëse u tha se nuk kanë bërë mjaftueshëm, e gjithashtu edhe kanë kërkuar nga shumë shtetet të BE-së ta mbështesin në këtë proces.

Sido qoftë, shteti fqinj, Serbia, nuk ka reshtur së penguari me çdo formë, me gjithë kapacitetet e saja bile edhe duke shpenzuar miliona euro për një gjë të tillë.

Mirëpo, tashmë ka mbetur më pak se një muaj nga data përfundimtare, 20 nëntori, nga mbledhja e asamblesë së INTERPOL-it ku në agjendë do të jetë edhe votimi i anëtarësimit të Kosovës.

Mirëpo, se a ka përfunduar faza e lobimit, çfarë po bën ekipi i Kosovës në fazën përfundimtare që të pranohet në këtë organizatë dhe cilat janë shpresat e Kosovës kur vendimi pritet të marrë formë?

Lajmi.net i ka dërguar pyetje ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka qenë aktiv sa i përket kësaj çështje dhe vazhdimisht është shprehur se janë në rrugë të duhur për pranim, mirëpo ai e ka parë të udhës të heshtë.

“Kemi vendos për heshtje totale deri të vendimi”, thuhet shkurt në përgjigjen e ministrit Pacolli.

Kujtojmë, se në mënyrë që të bëhet sigurimi i votave për anëtarësim përmes lobimit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milionë euro.

Vlen të theksohet se Kosova edhe vitin e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL, por nga pasiguria se do të mund të siguroheshin votat e mjaftueshme, Kosova tërhoqi kandidaturën.

Çështja e pranimit të saj ishte futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate, në mënyrë që të votohej për pranimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të kësaj organizate, e cila u mbajt më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin.


 
Loading...