Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi tha sot se në burgun e Dubravës ka kontrabandë dhe nepotizëm.

Thaçi, duke raportuar në Komisionin për Legjislacion lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Kosovë, ka treguar hapat që kanë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në këtë burg, gjegjësisht për të luftuar nepotizmin dhe kontrabandën në këtë institucion.

Loading...

Sa i përket higjienës dhe kushteve, Thaçi ka thënë se burgu i Gjilanit, ai i Prishtinës dhe ai i Sigurisë së Lartë kanë kushte shumë të mira. Ndërsa, ka thënë se burgjet e vjetra nuk munden të ofrojnë të njëjtën pastërti sikurse burgjet e reja.

Hap tjetër ai tha se do të ndërmarrin duke zvogëluar numrin e të paraburgosurve dhe të burgosurve në burgun e Dubravës deri në masën 500, gjë që sipas tij mundëson që të menaxhohen këto situata.

Thaçi, ka folur edhe për burgun e Pejës, duke potencuar se nuk ka asnjë shkresë zyrtare se ai burg do të mbyllet. Megjithatë, ai potencon se kushtet në këtë burg nuk janë të mira.

Loading...