Gëzim Mekuli

“Lamtumirë intelektual e patriot

Loading...

Po ta them edhe unë që të njihja dhe që ishim kolegë në profesion, e qytetarë të Pejës së vogël. Ju Z. Riza Lluka me idetë e juaja e me median që ju e krijuat, e bëtë Pejën e madhe, i dhuruat frymë qytetarie dhe shpresë. Ju i falët Pejës e Kosovës atë që i mungonte; fjalën e lirë dhe mendimin kritik. E ndihmuat guximin gazetaresk!

Lamtumirë z. Lluka, me keqardhje, por edhe krenari. Iku një njeri që kishte vizion e ide larghedhëse.

E kuptoj se dhimbja e humbjes së një njeriu është shumë e thellë. Është e thellë për familjarët e tij, bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët humbën njeriun e tyre të dashur. Është e rëndë edhe për shokët që punuan me ty, që nga veprimtaria e juaj si deputet trim e syhekur e deri tek lindja e Radio dhe TV-Dukagjinit.

Riza Lluka,

Ju keni një meritë shumë të madhe, e cila do të mbetet dhe diskutohet gjatë, edhe mes nesh, gazetarëve të thjeshtë, politikanëve, e akademikëve.

Koleg Riza, më vjen keq që një njeri si Ju nuk është më të zhvillojë idetë e tij në media. Shqiptarët kanë nevojë për idetë e juaja, këshillat dhe burrërinë tënde, Riza.

Unë jam i sigurt se Ju keni lënë pas një staf shumë të kualifikuar gazetarësh, të cilëve u ke dhënë disa nga idetë e tua, nismat e tua e po ashtu frymën tënde.

Ju keni ngritur një media, e që ju na e keni lënë amanet që ta zhvillojmë e ta ndërtojmë ashtu siç edhe ti e deshe: evropiane, por gjithsesi shqiptare.

Ju do të jeni në zemër dhe në çdo qelizë të RTV ‘Dukagjinit’. Është vepra, ideja e juaj e guximi i juaj intelektual ajo që ju mban gjallë kudo dhe kurdo.

Ju jeni i pavdekshëm, mik e kolegë!

Ngushëllimet e mija të sinqerta për familjen e Riza Llukës”.

Loading...