Unai Emery do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik filozofive që paraardhësi i tij, Arsene Wenger, i ka pasur duke luajtur lojë të mirë, por synimi i tij gjithashtu është të luftoj për titull në Ligën.

Trajneri spanjoll ka ardhur në krye të Topçinjve si pasues i Wengerit, i cili u largua në verë nga Arsenali pas 22 viteve si trajner.

Loading...

Ardhja e Emeryt ka rritur edhe apetitet në luftën për titull, por jo edhe ndryshimin e lojës sulmuese dhe me shumë pasime.

“Stili ynë me topin duhet të jetë protagonistë, të bëjmë gjëra me kombinime, të kontrollojmë ndeshjen me pozicionimin e topit dhe pastaj, kur kemi hapësirën, të jemi agresivë duke shkuar përpara”, ka thënë fillimisht Emery për Sky Sports.

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin
“Në mbrojtje: së pari duhet të organizohemi dhe të rikuperohet topi shpejt. Këtu është më e lehtë se ta bëjmë atë në fushë, por gjithashtu kemi nevojë për kohë. Tani jam i lumtur sepse mendoj se lojtarët po përmirësohen”.

“Ne kemi nevojë për dy gjëra: lojtarë cilësorë, të cilët i kemi, dhe pastaj organizim. Së bashku mendoj se mundemi të përmirësohemi dhe të fitojmë në rrugën tonë”.

“Është e qartë se qëllimi i klubit është të dal si kampion, të luajë për tituj, por për mua, unë dua të kënaqem me rrugën që e bëjmë”.

“Dua që lojtarët dhe tifozët të ndiejnë së bashku, dhe të gëzojnë çdo ndeshje, çdo moment në stadiumin tonë, dhe në këtë mënyrë ekipi i transmeton pasionin përkrahësve”, përfundoi trajneri spanjoll.

Loading...