Empoli, që nuk ka fituar asnjë ndeshje të kampionatit pas javës së parë, do të presë Juventus në shtëpi pasditen e së shtunës (18:00). Hera e fundit që toskanët kanë fituar një ndeshje të kampionatit kundër bardhezinjve ka qenë prilli i 1999-ës.

Loading...

Vendasit nuk kanë fituar asnjë nga tetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat (5 humbje, 3 barazime), duke mos shënuar gol në katër nga to ndeshje. Ata janë skuadra e pestë më e keqe e Serisë A për sa i takon golave të shënuar deri tani, me 63% të realizimeve të tyre (5 nga tetë) që kanë ardhur në dy ndeshje.

Fitorja e vetme e Empoli-t në këtë sezon ka ardhur në shtëpi, por me vetëm katër pikë të marra në katër ndeshje, ata kanë ecurinë e tretë më të keqe të kampionatit në takimet e luajtura në shtëpi. Për me tepër, Empoli ka një mesatare prej 1 goli për ndeshje në 10 takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

Nuk është kështu për Juventus-in, skuadra me më shumë gola të shënuar në kampionat (19) dhe e vetmja që nuk ka pësuar akoma asnjë humbje pas 9 takimesh (8 fitore, 1 barazim). Me vetëm gjashtë gola të pësuar, bardhezinjtë kanë edhe mbrojtjen e dytë më të mirë.

Larg shtëpisë, “Zonja” ka marrë katër fitore në katër ndeshjet e luajtura në këtë sezon, duke shënuar dy gola në tre prej atyre takimeve. Në fakt, kampionët në fuqi të Italisë nuk humbasin në transfertë që nga nëntori i 2017-ës (14 fitore, 3 barazime), duke shënuar dy ose më shumë gola në 10 nga ato takime.


 
Loading...