Zgjedhja e Sahle-Work Zewde si presidentja e parë femër e Etiopisë është përshëndetur me entuziazëm në Etiopi dhe më gjerë, duke rritur shpresat midis avokatëve për barazi gjinore në vendin konservator.

Loading...

68 vjeçarja u miratua njëzëri nga parlamenti etiopian, të enjten, për të zëvendësuar presidentin, Mulatu Teshome, i cili dha dorëheqjen papritur një ditë më parë.

Pas emërimit të Zewde presidente, mesazhe urimi erdhën nga Bashkimi Afrikan (AU), Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, si dhe organizata dhe udhëheqës nga e gjithë bota.

Zgjedhja për herë të parë e një gruaje në presidencë ka ngritur shpresat në mesin e popullit për më shumë barazi gjinore në Etiopi.


 
Loading...