Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka kërkuar sauditëve të tregojnë se ku ndodhet trupi i gazetarit të vrarë saudit në konsullatën saudite në Stamboll, Jamal Khashoggi.

Loading...

Erdogani ka thënë se sauditët duhet të tregojnë se kush ishte “bashkëpunëtori lokal” që ka zhdukur kufomën e Khashoggit.

Arabia Saudite ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona si të dyshuar për vrasje e Khashoggit, kritik i Mbretit saudit, të cilin për herë të fundit e pa e fejuara turke me 2 tetor para se të hynte në konsullatën saudite për të marrë dokuementet e shkurorëzimit.


 
Loading...