Loading...

F 500 është një koncept i Mercedesit i zbuluar në vitin 2003, e që kishte një kabinë me teknologji shumë të lartë e tavan tërësisht nga xhami.

Ky koncept kishte motorin 4.0-litërsh me naftë që prodhonte 250 kuajfuqi si dhe një tjetër elektrik me 68 kuajfuqi, ndërsa ishte i gjatë 5.09 metra.

Ajo çfarë la mbresa më së shumti kjo veturë, përveç dizajnit modern të saj, ishte edhe tavani i tërësisht nga xhami si dhe dyert që hapeshin në mes të veturës.

Përderisa Mercedesi tani për tani është duke testuar elektrizimin e motorëve me naftë për modelet C-Class e E-Class, F 500 kishte filozofinë e njëjtë para 15 vitesh.


 
Loading...