Sipas Business Insider në muajin Qershor janë gati të debutojnë 24 programe origjinale. Pas YouTube dhe Twitter edhe Facebook është gati të zbres në fushë me një televizion të tijin.

Portali Business Insider raporton se social network-u ka nisur punën për realizimin e 24 produksioneve origjinale që do të transmetohen në streaming në platformën e tij, për një audiencë globale që po arrin shifrën e dy miliard persona. Debutimi pritet të vijë në gjysmën e muajit qershor.

Loading...

Ndërkohë që nuk kemi ende një prononcim zyrtar nga platforma, Business Insider ka theksuar se produksionet do të jenë të krahasueshme me produksione të një niveli të lartë, si House of Cards dhe Scandal, por edhe produksione me metrazh të shkurtër.

Loading...