Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga sonte ka filluar të punojë “kuzhina popullore” për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.

“Sot fillojmë me kuzhinën popullore – për qytetarët në nevojë. Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falenderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Loading...