Dialog me Nokën

Çfarë t’i them unë atij?
Përgjigje pret ai!
Fëmi, edhe shqiptar në Norvegji.
E ai më pyet për histori.

– Babi, cilët janë ata që ndërtuan Shqipëri?
Ai pret, e unë përgjigje “s’di”.
– Ata trima e heronjë që bënë histori,
 – Babi, të lutem mi rrëfe tani.

Loading...

Heshti unë, i trishtuar e i pafund…

– Skenderbeun ma vizatove,
përnat’ në mbrëmje ma madhërove, babi,
Nënë Terezën në fotografi, ja këtu, në shtëpi e kemi.
Pse lavire dikush e thiri, o babi?
Isë Boletini ka punuar për Serbi,
kështu e tha njëri!?

– Babi, më gënjeve tani?!

Çfarë t’i them unë atij?
“Nuk kemi” histori…?!

– Babi, pres të mësoj nga ty, përse akoma s’kemi Shqipëri?

Unë ngurroj,
i pafuqi,
i vogël jam deri në imtësi.
Në mendime varfëri,
lot në sy,
e pa burrëri.

Nokë, o Nokë!
Ti s’ke kombësi!,
ti je diçka “i ri!”

– Kush jam unë, o babi?
Shqip, pse flas unë tani?
Flamurin Shqiponjë, pse e kemi në dhomë?
Më të u rrita babi!

I vogël Noka shumë;
Fjala e tij po m’gërryen si plumb;
Po m’vret e po m’hedhë në gjunjë.

“Ti s’je shqiptar, je kosovar”,
kështu e thonë politikanët bukëshkalë.
Je shiftarë,
pa flamur
… e pa varr.

Si t’a burrërroj Nokën tim unë tani?
N’a i vodhën heronjë, Flamur e histori.

Shekulli njëzet e një,
Babi përgjigje nuk di!
I pashpresë unë.
I humbur ai; I imi, i dashuri fëmi, i pafajshmi shqiptar, i harruar diku atje në Norvegji.

Sa çudi! Ai pret, pret e pret, e unë përgjigje “s’di”.

Shqipëri,
Më ndihmo tani!

(Gëzim Mekuli)


 
Loading...