Astronomët kanë gjetur atë që besohet të jetë një nga yjet më të vjetër të universit, një trup 13.5 miliard vjeçar i formuar pothuajse tërësisht nga materialet e lëshuara nga Big Bang.

Loading...

Mosha e yllit sugjeron se pjesa e Rrugës së Qumështit, ku banon dielli ynë, mund të jetë së paku tre miliard vjet më i vjetër se sa mendohej më parë, sipas studiuesve në Universitetin John Hopkins në Maryland.

Përbërja e trupit të zbuluar rishtazi tregon se mund të jetë vetëm një ‘brez’ i larguar nga Big Bang në ‘pemën familjare’ kozmike.

Ylli është ndoshta 1 në 10 milionë,”-tha Kevin Schlaufman, autori kryesor i studimit, i botuar në The Astrophysical Journal. “Kjo na tregon diçka të shumë të rëndësishme për gjeneratat e para të yjeve.”


 
Loading...