Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbachov (87) e ka dënuar vendimin e SHBA të tërhiqet nga marrëveshja mbi kontrollin e armatimit, e cila ka ndihmuar në përfundimin e Luftës së Ftohët, duke vlerësuar se një vendim i tillë paralajmëron garën e re në armatim, gjë që e rritë rrezikun e shpërthimit të konfliktit nuklear.

Loading...

Në një kolumne për New York Times, Gorbachov, i cili në vitin 1987 ka nënshkruar me presidentin e atëhershëm të SHBA Ronald Regan Marrëveshjen mbi forcat nukleare me rreze të mesme, ka paralajmëruar se veprimi amerikan paraqet “kërcënim serioz për paqe”, duke shtuar se edhe më tutje shpreson se situata do të ndryshojë me ndihmën e negociatave.

“Më pyesin se a ndihem i zhgënjyer duke shikuar se si zhduket ajo për çka kam punuar aq shumë për ta arritur? Por, kjo nuk është çështje personale. Në pyetje është shumë më tepër. Është shpallur gara e re në armatim”, konsideron Gorbachov.


 
Loading...