Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve në Gjakovë ka thënë se po afrohet dita kur punët e Kosovës kanë me u kry.

Loading...

“Është afrua dita kur punët e Kosovës kanë me u kry, po fillon një epokë e re. Populli nuk e duron më një Kosovë me fusnotë. Kemi shumëçka në këtë vend që nuk do të lejojmë të shkojë qysh kanë shkuar deri tani”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, duke folur për demarkacionin, ka ripërsëritur se nuk do të lejojnë “me marr, ose me dhanë tokë”.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, po ashtu theksoi se nuk do të lejojnë më që dikujt që i lind fëmijë mos me i marr shtesat e fëmijëve.

Krejt në fund, Haradinaj, theksoi se fati i ka lidhë në koalicion me PDK-në, siç e quajti ai, për fatin e Kosovës


 
Loading...