Kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka ndjesi për flamurin aktual të Kosovës, derisa ka shtuar se me referendum qytetarët do ta ndryshojnë atë.

Loading...

Haxhiu, ka thënë se, megjithëse VV i respekton simbolet në institucione, të njëjtat nuk paraqesin historinë e shqiptarëve.

“Nuk kam ndonjë ndjesi për flamurin e Kosovës. Nuk kanë as 2 milionë qytetarët e Republikës së Kosovës. Prapa këtij flamuri nuk qëndron historia e shqiptarëve. Edhe flamuri edhe himni janë të imponuar.Qytetrët e republikës me anë të referendumit duhet të ndryshojnë këto simbole. Ne i respektojmë simbolet në institucione”, tha Haxhiu.


 
Loading...