Aleksandar Jablanoviq, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit garon jashtë Listës Serbe, në një intervistë për KoSSve, akuzon këta të fundit, si bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit, të cilët sipas tij, ishin të gatshëm të votonin Ushtrinë e Kosovës.

Loading...

“Vetëm Lista Serbe është ajo e cila është e gatshme të votojë për Ushtrinë e Kosovës. Pjesë e atyre bisedimeve ishin Dalibor Jevtiq, Branimir Stojavnoviq dhe Ljubomir Mariq dhe për këtë ekziston procesverbali. Kush është serbi i Thaçit mund të vërtetohet në evidencën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me atë se kush ka votuar për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës. Ata këtë e kanë bërë sipas urdhrave të ‘Zyrës për Kosovë dhe Metohi’ dhe të Marko Gjuriqit”, ka thënë lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandar Jablanoviq, i cili me partinë e vet do të merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 11 qershor..


 
Loading...