Komisioni Evropian publikoi dje raportet mbi buxhetet e vendeve anëtare të Eurozonës dhe theksoi se në rastin e Italisë planet e saj për vitin 2019 janë “të papajtueshme” me angazhimet e mëparshme dhe për këtë arsye hapja enjë procedurë për deficitin e tepërt është e justifikuar.

“Ne ende besojmë se ky buxhet ka rreziqe për ekonominë italiane, bizneset e saj, depozituesit dhe taksapaguesit”- tha Komisioneri për Financat dhe Ekonominë, Pierre Moscovici.
Procedurat e deficitit të tepruar pritet të nisin javët e ardhshme dhe nëse në gjashtë muaj Roma nuk ndërmerr hapa për të reduktuar deficitin buxhetor dhe borxhin, atëherë do të gjobitet me 0.2% deri 0.9% të PBB- së.

Loading...

Dialogu me Italinë nuk është çështje zgjedhje, por domosdoshmëri, tha komisioneri i Moskoviç në një intervistë për Corriere della Sera. Duke iu referuar deklaratave të Salvinit, komisioneri vuri në dukje se ironitë nuk kanë vend në një dialog të tillë dhe se është i nevojshëm respekti i ndërsjellë.


 
Loading...