Nga data 31.10.2018 hapet konkursi për punësim në Gjermani për banorët nga Kosova, shkruan MekuliPress.info

Kompania gjermane “O.B.M Aviation” ofron mbi 2.000 vende pune për konkuruesit nga Kosova, e të cilët duhet t’i plotësojnë disa kushte.
Njoftimi saktëson se të interesuarit mund të aplikojnë përmes zyrës ndërmjetësuese “B.S.B Aviation” në Prizren.

Loading...

“Stafi ynë së bashku me pronarin e kompanisë “O.B.M Aviation“ do të realizoj një takim me personat që janë të interesuar për PUNËSIM në Gjermani me datën 31.10.2018 në ora 11:00 – 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhemajli Berisha’ në Prizren”, thuhet në njoftimin të publikuar në Facebook.

E, Igballe Dakaj, e ka konfirmuar se e ka bërë rezervimin e sallës në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ku do të përzgjidhen kandidatët për të punuar në aeroportin e Hamburgut.

“Përshëndetje, po un e kam rezervuar për pronarin e kompanisë”, ka konfirmuar Dakaj.

Ata të cilët do ta kenë fatin për tu pranuar do të punojnë në Aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

“Regjistrimi për aplikim është falas si dhe aplikuesit/pranuesit do të punojnë në Hamburg të Gjermanisë në Aeroport”, tha Igballe Dakaj

Ndërkaq, se salla e Shtëpisë së Kulturës, është e rezervuar për 31 tetor nga kjo kompani e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, Fetah Paçarizi. “Po pikërisht është ajo datë për ketë gjë”, e ka konfirmuar Paçarizi.


 
Loading...