Kurti: Me buxhetin e vitit 2019 nuk kemi zhvillim social e ekonomik
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se buxheti i vitit 2019 është buxhet i shpenzimit qeveritar, e jo i zhvillimit social e ekonomik.

Kuti tha se Vetëvendosja nuk do ta mbështet këtë buxhet.

Loading...

“Buxheti i vitit 2019 është buxhet i shpenzimit qeveritar, e jo i zhvillimit social dhe ekonomik. Numrat e buxheti janë problematik, pasi që korniza fiskale është gabim. Rritja e variablave makroekonomik është fontanë dëshirash që po ndikon në rritjen e mirëqenies sociale dhe vetmja rritje është për shpenzimet qeveritare”, tha Kurti.

Ai tha se ka degradim të kualitetit të investimeve kapitale.

“Kemi degradim të kualitetit investimeve kapitale dhe kemi gërryerje të buxhetit. Shumica e projekteve janë destinuara në aspekt partiak. Këto janë disa prej argumenteve se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështesim këtë buxhet”, tha ai.

Ndryshe, buxheti për vitin 2019, do të jetë në shumë prej 2 miliardë e 80 milionë euro.


 
Loading...