Kampionia olimpike në xhudo, shqiptarja Majlinda Kelmendi, është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më mbresëlënëse dhe frymëzuese të mundshme, duke e arritur finalen e Grand Slamit Abu Dhami të shtunën, gara e saj e parë që prej lëndimi të gjatë 14-mujor.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon, në kategorinë -52 kilogramë.

Kjo nënkupton se shqiptarja nga Kosova e ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë nga ky turne, por në finale për të artën do të luftojë ndaj italianes Odette Giuffrida.

Loading...

Ndërkohë, edhe Nora Gjakova ka kaluar në finale të Abu Dhabit, në kategorinë -57 kilogramë.

Distria, në anën tjetër, do të luftojë për një vend në finale në duelin e saj gjysmëfinal ndaj Paula Paretos nga Argjentina.

Loading...