“Një ndër të parët që do marrë në dorë flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndër të parët do të jem unë” tha Hasan Prishtina kur pranverës së vitit 1912 filloi përgatitjet e një kryengritjeje me karakter të përgjithshëm kombëtar.

Loading...

Pas një lufte të ashpër, me betejat triumfale midis 5 majit-18 gushtit 1912, kryengritësit shqiptarë në krye me Hasan Prishtinën e çliruan Vilajetin e Kosovës. Toskë e Gegë ia besuan ngritjen e flamurit kombëtar në Shkup më 12 gusht 1912. Me çlirimin e Shkupit, kryengritësit shqiptare i çliruan te burgosurit qe ishin mbi 1 000 vete, e shtinë ne dore post telegrafin dhe suspenduan shume qeveritarë dhe administratorë turq dhe përkrahës te tyre ne Shkup dhe në shumë qytete tjera të Vilajetit të Kosovës.

“Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësue kurrë deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më friksojnë as mbas sodit (…). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n’idenë t’eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue as ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me më shtrue vetëm vdekja”
– Hasan Prishtina
Më 14 gusht 1933, në Selanik, Hasan Prishtina u vra me katër plumba në shpindë, nga agjenti i Zogut, Ibrahim Çelo.


 
Loading...