Të vëresh se shoqja jote e ngushtë ju ka zili për disa gjëra, nuk është dhe gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Po, për fat të keq kjo është më se normale në jetën tonë…
Disa lidhje njerëzore janë pak të vështira, sidomos kur mikesha juaj më e mirë, ka filluar të të këtë zili, pasi zilia në shoqëri është me të vërtetë shumë gjë e keqe.

Gjeja më e mirë në këtë situatë është që mund t’i vëmë re që në fillim ato shenjat e para të xhelozisë.

Loading...

Sipas psikologëve, një femër ziliqare vërehet nga tre elementë kryesorë:

1. Nuk mbështet vendimet dhe dëshirat tuaja

Nuk po flasim për ngjarjet, si për shembull nëse ju i thoni do “hidhem nga gremina” dhe ajo ju thotë “hidhu”.

Po flasim për dëshirat dhe ëndrrat e tua, nëse vëreni se ajo nuk ju mbështet dhe ju kundërshton, atëherë do të thotë se është xheloze ose nuk të do të shoqen e saj.

2. Kur nuk gëzohet nga nga lumturia juaj

A ndjeni se gëzimi juaj nuk e gëzon? Të paktën jo deri në masën që ju dëshironi?

Atëherë ndoshta nuk gëzohet vërtet çdo herë që ti ke një arsye të madhe për të buzëqeshur. Dhe sigurisht kjo tregon se xhelozia ka rënë në marrëdhënien tuaj.

3. Gjen mënyra për t’ju ulur si vajzë

Ndoshta është elementi më tipik që shkatërron një shoqëri.

Të tregosh mendimin tënd dhe të vërtetën është shumë ndryshe nga se të sulmosh një njeri që është i rëndësishëm për ju. Çështja, nuk është tek ajo që do thoni, por mënyrën si e thoni atë.


 
Loading...