Manchester United është i vendosur për të blerë Kalidou Koulibaly, por Napoli ka refuzuar një ofertë 90 mln euro, raportohet në Itali.

Senegalezi 27-vjeçar është nominuar për çmimin BBC Lojtari Afrikan i Vitit bashkë me qendërmbrojtësin e Juventus Medhi Benatia.

Loading...

Jose Mourinho është një admirues i madh i K2 dhe disa gazeta angleze raportojnë se ai është prioriteti i Manchester United në merkato.

Gjithsesi, La Repubblica në Itali pretendon se Napolit i ka ardhur një ofertë 90 mln euro, por që është refuzuar menjëherë.

Koulibaly së fundmi ka firmosur një rinovim kontrate deri më 2023 dhe çmimi, nëse ai do të largohej, do të ishte mbi 100 mln euro.

Përveç Manchester United, për të interesohet edheReal Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich.

Loading...