Dashuria nuk njeh kufinj dhe nuk i zgjedh as njerëzit as kafshët. Thjesht ne duam dikë me pastërti dhe pa kushte. Nëse ju jeni në grupin e njerëzve që e doni qenin njësoj si një fëmijë, atëherë duhet ta lexoni me patjetër këtë artikull. Bright Side tregon në bazë të një studimi që është kryer së fundmi, pse njerëzit kanë të njëjtat emocione prindërore edhe me kafshët. Është e vërtetë që qeni është miku më besnik i njeriut, mirëpo ka raste kur kjo dashuri është tejet e madhe. Studimet kanë analizuar këtë lidhje të veçantë mes njeriut dhe qenit.

Është e kuptueshme që qeni ka dashuri për të zotin, pasi ai i jep siguri, e trajton me dhembshuri dhe dashuri. Mirëpo, pse njeriu është kaq i lidhur me qenin?

Foto: MekuliPress.info
Loading...

Le të shkruajmë më konkretisht për hulumtimin: Ai u përqëndrua kryesisht në rajonet e trurit të cilat njihen të jenë të lidhura me zhvillimin e emocioneve dhe marrëdhënieve. Studimi u fokusua tek nënat që kishin fëmijë të moshës 2-10 vjeç dhe gjithashtu kishin në pronësi qenin e tyre për më shumë se një vit. Pjesëmarrësve iu kërkua të sillnin fotografi të qenit dhe fëmijëve të tyre. Gjatë studimit u shfaqën në foto fëmijë dhe qen që nuk kishin lidhje me to. Më pas iu vendosën fotot e fëmijëve dhe qenve të tyre. Reagimi nuk ishte i njëjtë për të dyja rastet. Nëse në fillim ato kishin një lloj dashurie dhe dhembshuri për fëmijët që nuk i njihnin, emocionet ishin të forta kur panë fëmijët dhe qentë e tyre. Pra, ato kishin të njëjtën dashuri edhe për qenin, si për fëmijët e tyre.

Sipas Lori Palley, studiuesi kryesor i hulumtimit: Është gjithmonë e qartë se kafshët shtëpiake kanë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën e njerëzve. Jo vetëm kaq: kafshët janë të dobishme pasi ofrojnë mbështetje sociale dhe emocionale. Ata janë si fëmijët e vegjël që nuk rriten kurrë. Ata duan të argëtohen dhe t’u japin dashuri pa kushte. Nënat janë kujdestare në sytë e tyre. Njësoj si fëmijët edhe ata duan kujdes, ushqim dhe të pastrohen. Pra janë si çdo pjesëtar tjeër i familjes. Ata janë miq të mirë, varen nga familja e tyre dhe më e rëndësishmja, ato janë shumë inteligjent.

Foto: MekuliPress.info 


 
Loading...