Politikanët e koaliciont qeveritar kanë kërkuar të vendosin taksimin fetar në Gjermani edhe për besimtarët myslimanë, gjë që do të lejonte financim më të pavarur të punës së xhamive në Gjermani, të cilat aktualisht financohen me para nga jashtë, transmetojnë sot mediat gjermane.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të çlirojmë Gjermaninë nga ndikimet e huaja dhe të forcojmë orientimin tonë ndaj burimeve në Gjermani”, tha nënkryetar i komunitetit përfaqësues të CDU / CSU, Torsten Frey, transmeton Hina.

Ai konkludoi se vendosja e taksave për besimtarët myslimanë, të modeluar në taksën e kishës, të paguara nga besimtarët e kishave protestante dhe katolike në Gjermani, ishte “hapi i parë në drejtimin e duhur”

Loading...

Xhamitë në Gjermani, që mbledhin besimtarët turq, të cilët me mbi dy milionë anëtarë përbëjnë bashkësinë më të madhe islamike në Gjermani, janë nën kontrollin e shoqatës turke Ditib, e cila është drejtpërdrejt e varur nga qeveria turke.

Nga ana tjetër, ekziston një seri e tërë e xhamive që janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të shteteve të Gjirit si Arabia Saudite dhe nxisin forma jashtëzakonisht konservatore të Islamit.

 

Loading...