Se Moska kurrë nuk i ka varrosur planet e vjetra për një tubacion të gazit jugor drejtë BE-së tregon më së miri ndërhyrja e re ekonomike e politike e Moskës zyrtare ne Ballkan. Ndërsa publikisht thuhej se ishte futur në sirtar, praktikisht e aktivisht, e menduar si një kundërparti e tubacionit e Baltik Nord Stream, kanë vazhduar planet e realizimit të gazsjellësit rus nëpër Ballkan, i cili tash me bashkëpunimin turk, natyrisht pas përafrimit të Moskës dhe Ankarasë në shumë sfera, i njejti projekt na shfaqet vetëm me një riemërtim, tani për ta bërë ma të pranueshëm për ca shtete ballkanike, dhe si kundërshtim i TAP-it, na paraqitet si „Turk-Stream“

Gazi rus pritet të vendoset në vendkalimin e vogël evropian të Turqisë, më pak se 50 kilometra larg kufirit të Bullgarisë me BE. “Të paktën gjysma” e furnizimit me gaz do të shkojnë për blerësit në Evropë, ky qëndrim u përforcua edhe nga ana e kryetarit turk Erdogan gjatë ceremonisë të ndjekur edhe nga Putini. Sipas planit, gazi duhet të transportohej përmes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë drejtë Austrisë.

Loading...

Nuk duhet shumë analizë për të kuptuar edhe komponenten politike dhe ndryshimet e këtyre shteteve karshi pozitave gjeopolitike në Ballkan dhe tentimin e ndryshimit të kursit politik tek faktori shqiptar, kur dihet se TAP është drejtë finalizimit. Për Rusinë, ky zgjerim tokësore i „Turk Stream“ nuk ka vetëm rëndësi ekonomikisht, përmes atij vendet sllave si Serbia dhe Bullgaria lidhen edhe ngushtë. E Rusia, megjithatë, e sheh veten në një lloj konkurrence për ndikim në BE dhe NATO në rajon.

Alban Ademi,
MekuliPress.info

Loading...