Komandanti i KFOR-it, Vicenco Grasov, ka thënë se kanë qenë në dijeni për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, nga i cili janë arrestuar katër persona.
Ai ka thënë se tashmë janë duke e monitoruar situatën, dhe gjithçka është e qetë.

“KFOR nuk ka planifikuar të ndërhyjë, sepse ka qenë një aksion i policisë që lidhje me hetimet për vrasjen e Ivanoviqit. Ne e dimë atë çfarë ka ndodhur dhe po e monitorojmë situatën”, ka thënë Grasov.

Loading...

Ai ka shtuar se situata është e qetë.

Lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kanë reaguar ashpër nga Beogradi, ndërsa kryeministri Haradinaj ka thënë se një aksion i tillë nuk ka prapavijë politike.

Në aksionin e sotëm të PK-së, janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë dorë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Loading...