Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kumtuar një lajm të rëndësishëm ditën e sotme. Ai ka treguar se tashmë në QKUK, pas shumë përpjekjeve brenda muajve të fundit, ka arritur angiografi i ri për Kardiologjinë Invazive.
Me ardhjen e angiografit të ri, pas heqjes së listave për stentim, tani pritet të hiqet edhe lista për koronarografi, për të cilin shërbime qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar miliona euro gjatë viteve të fundit.

Loading...

“Pas 3 vjet pritjeje, sot erdhi angiografi në QKUK: Jam shumë i lumtur që sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kemi arritur ta sjellim angiografin e ri nga Austria.

Është për keqardhje që për shkak të keqmenaxhimeve të këtij sektori, angiografi në vlerë prej 2.1 milionë eurosh, i blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 me paratë e qytetarëve tanë, është vonuar kaq gjatë.

Si pasojë, mijëra pacientëve kosovarë u është mohuar shërbimi cilësor shëndetësor dhe në Kardiologjinë Invazive janë krijuar lista të gjata të pritjes. Sidoqoftë, ne nuk kemi zgjedhur rrugën e ankesave, të baltosjes e as të hedhjes së fajit. Ne kemi zgjedhur që të bëjmë reforma, edhe nëse kjo nënkupton rregullim i keqmenaxhimeve të së kaluarës. Urime!”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.


 
Loading...