Kryeministri Edi Rama thumboi opozitën i ftuar në studion e emisionit “Java” në RTSH. Kreu i qeverisë u pyet për protestën e Unazës së re dhe tha se ajo po përdoret politikisht nga opozita.

“Opozita u fokusua te Teatri. Por Ndrenika dhe gjithë të tjerët u ulën me bashkinë dhe gjetën gjuhën e përbashkët. Më pasi opozita filloi ato studiot kinematografike me Babable dhe e pamë si shkoi. Tani i ka dalë një shesh për të protestuar. E kanë thënë vetë që Ramën nuk e mundin dot me votë dhe ndaj duan që të fitojnë me gjëra të tjera” – tha Rama.

Loading...

Ai u kritikua për mënyrën se si policia e kishte përgatitur protestën duke përdorur policet femra nuk një protestë të tensionuar, por Rama tha se asgjë nuk është bërë gabim.

“Vendosja e vajzave është një vijë që ka funksionuar ku protesta nuk ka pasur qëllime për të kaluar në mjete të dhunshme. Ajo që ndodhi dje ishte krejt tjetër. Unë fola me të dhe asaj i ka rënë kapsolla në qafe dhe i ka ngelur midis shallit dhe kokës. Për fat të mirë ajo e ka ndjerë dhe e ka hequr me dorë, por në atë moment i ka shpërthyer. Nëse do t’i kishte plasur afër kokës sot, larg qoftë do të ishim në funeralin e saj” – tha Rama.

Loading...