Një foto e gazetares ruse Ilya Varlamov tregon një anë moderne të realitetit të sotshëm. Që mund të quhet post qytetar. Një grua që ndodhet brenda një Burger King në Paris, është fotografuar duke bërë selfie e qeshur vesh më vesh, ndërkohë që qyteti zien nga protestat me qindra të plagosur. Fotoja është postuar edhe në Reddit ku kanë vërshuar komentet.

Cinizmi po i lë vendin një budallallëku të paprecedent që nuk do të shohë përtej koordinatave virtuale të një aparati cellular edhe pse demokracia e kuptuar thjesht si dhuratë mund ta ketë brenda alibinë: të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që duan me buzëqeshjen e tyre. Në çdo rast është një foto e qëlluar veç në mos qoftë montazh.


 
Loading...