Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi ishin shqiptarë nga Kosova me nënshtetësi amerikane, të cilët në vitin 1999 ishin arrestuar nga Serbia për kalim ilegal të kufirit. Pas lirimit ata ishin vrarë, për t’iu gjetur kufomat në vitin 2001 në një varr afër Petrovo Selo.

Loading...

Duart e vëllezërve Bytyqi ishin të lidhura, sytë të mbështjellur me shami dhe të qëlluar me plumba në kokë.

Të gjitha këto informacione i rikonfirmoi edhe një herë sot ambasadori i Amerikës në Beograd, Kyle Scott.

Në një komunikatë për media Ambasada e Amerikës në Serbi ka bërë të ditur se zbardhja e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, do të ishte hap para në raportet SHBA-Serbi.

“Duart e tyre ishin të lidhura pas shpine dhe u qëlluan në kokë. Vrasja ende nuk është hetur plotësisht. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

“Drejtësia për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqin është përparësi në raportet ndërmjet Amerikës dhe Serbisë”, thuhet tutje.

Sipas një raporti të Komitetit për Punë të Jashtme në Amerikë, janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga të dyshuarve për këtë vrasje.

Madje njëri nga ta thuhet të jetë edhe anëtar i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Rezoluta thekson se i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bytyiq është Goran Radosavleviq, një ish-komandant serb dhe tani anëëtar i partisë në pushtet të udhëhequr nga Vuçiqi”, thuhet në reagim.

Rasti i vëllezërve Bytyqi ka qenë njëri nga prioritetet në raportet mes Amerikës dhe Serbisë, por edhe një pengesë në avancimin e këtyre raporteve.

Gjatë vizitës së vitit të kaluar në Nju Jork, nga presidenti serb u kërkuar që kjo vrasje të zbardhet tërësisht.

Për këtë vrasje Sreten Popoviq dhe Milos Stojanoviq ishin arrestuar, por u liruan nga Gjykata në vitin 2013


 
Loading...