Shoqata e Mediave Elektronike ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për transmetimin e reklamave falas nga ana e televizioneve për partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare, duke theksuar se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që detyron mediat private të ofrojnë shërbime falas.

Sipas Shoqatës, ligji i miratuar është dhunim i hapur i pronës private dhe shkelje flagrante e lirisë së medias. Shoqata u bën thirrje mediave që të mos e njohin këtë ligj

Loading...

Deklarata e plotë:

Me forcën e kartonëve, dje, partitë e mazhorancës se re, kane miratuar ne parlament nje amendim te ligjit per partite politike i cili i detyron radiotelevizionet private te transmetojnë falas reklamat e partive politike gjate fushatës elektorale. Ky ligj eshte miratuar ne shkelje flagrante te Kushtetutës e cila garanton lirinë dhe mbrojtjen e pronës private ne Shqipëri. Gjithashtu bie ndesh hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi, i cili ka percaktime te tjera per reklamat ne fushatën zgjedhore. Ky ligj, eshte rasti i vetëm ne bote qe u jep te drejte partive politike te detyrojnë mediat e lira dhe private t’u bejnë shërbim falas.

Shoqata jone, u ben thirrje te gjithe radiotelevizioneve ne Shqiperi, te mos e njohin kete ligj grabitqar, te hartuar dhe miratuar ne kundershtim flagrant brenda nje mbasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare per hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u degjuar me pare aktoret e interesit dhe ne fshehtesi te plote edhe te vete deputeteve te cileve u eshte vene ne tavoline vetem pak minuta para votimit.

Shoqata e Medive Elektronike u ben thirrje mazhorances se re PS-PD, te respektoje dizpozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi sa u perket transmetimit te reklamave ne radiotelevizionet private. Reklama falas nga nje biznes privat nuk mund te kete.

Ne rast se partite nuk kane arritur ti bejne kaq leke, ose nuk duan ti tregojne leket qe kane bere gjate ketyre viteve ne pushtet dhe opozite.

Ne rast refuzimi, Shoqata do ta padise kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese dhe do ti drejtohet gjithe institucioneve nderkombetare  dhe atyre te mbikqyrjes zgjedhore, duke e denoncuar si akt i grabitjes se prones private ne kundershtim flagrant me cdo norme nderkombetare te funksionimit te lirise se prones private dhe lirise se Mediave.

Radiotelevizionet e kane te pamundur te financojne apo sponsorizojne partite politike ne Shqiperi.

Fushata zgjedhore, partitë detyrojnë mediat për reklama falas

 

 

Loading...