Lënia e duhanit, ndonëse është një i hap i madh, i cili ndihmon në përmirësimin e shumë funksioneve të organizmit, duket se nuk ka një zgjidhje të menjëhershme eliminimi i nikotinës.

Loading...

Efekti i nikotinës zgjat për vite me radhë. Mirëpo nikotina në gjak shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri.

Shumica e kësaj nikotine eliminohet përmes urinës, por janë të nevojshme 48 deri 72 orë që pjesa e mbetur e nikotinës të largohet nga trupi juaj.

Duket se edhe nxjerrjes së saj nga organizmi i është gjetur një zgjidhje.

Ushqimet dhe lëngjet janë armët kundër nikotinës. Ja disa nga ushqimet të shëndetshme, të cilat mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:

Brokoli

Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup.

Portokalli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj.

Lëng karote

Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton lëkurën. Lëngu i karotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi

Ky fryt i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

Uji

Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

Loading...