Ka përfunduar ndeshja Kroaci-Angli me rezultatin 1-1 pas 90 minutave lojë dhe tani do të ketë vazhdime dy herë nga 15 minuta

Anglia në pjesën e parë tregoi lojë më të mirë se kroatët dhe qysh në minutën e pestë shënoi gol me anë të Kieran Trippier.

Pjesa e dytë i takoi totalisht Kroacisë që barazoi rezultatin me anë të Perisic në minutën e 68.

Pas golit të barazimit Perisic kishte rast të mirë për ta kaluar Kroacinë në epërsi, por goditja e tij u ndal nga shtylla pingule.

Tani finalisti i Kupës së Botës do të përcaktohet pas vazhdimeve, ose nga penallitë.