Zgjedhjeve për Këshillat Nacionale të cilat janë caktuar të mbahen më 4 nëntor të këtij viti mësohet se prodhojnë edhe ndonjë skandal, si ky që thonë disa zgjedhës shqiptar nga Lugina e Preshevës në rrjetet sociale Facebook dhe Tweeter .

Duket se deformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese. Për më keq, është se këtë simbas një njoftimi në rrjetin social Facebook, po e përdorin për fushaten disa parti kryesore në Luginën e Preshevës.

Loading...

“Askush thuhet , nuk po ndërmerr asnjë veprim për të rregulluar këtë defekt që ka nisur të shndërrohet edhe në praktikë zyrtare”. Simbas nje komunikimi ne rrjetin social Facebook, thuhet se :”Të prodhuar diku në ndonjë shtet të Azisë, ata kanë ardhur fillimisht në shtetet e Shqipërisë e Kosovës, që të përdorën për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe”.

Por, flamuri i bastarduar kombëtar me sfond të kuq e shqiponjë të zezë dykrenore, nuk po përdorët më vetëm për të zbukuruar sheshet në Tiranë e Prishtinë,Ulqin, Kraj, Palve e Guci, tani ai është pjesë zyrtare e cdo ndodhie edhe në Luginën e Preshevës.

Mirëpo, sic shihet me këtë rast Flamuri kombëtar me shqiponjën e deformuar pikërisht tek fund i saj bishti dhe sqepi e gjuha i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në flamujt zyrtar të fushatës së zgjedhjeve nacionale në Luginën e Preshevës që mbahen më 4 Nënëtor.


 
Loading...