Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka deklaruar në një prononcim për TvT, se vetëm për vitin 2018 janë larguar nga puna rreth 120 gazetarë.

Sipas tij, largimet janë kryesisht në sektorin e mediave online, për arsye nga më të ndryshmet, përfshirë pagesat e ulëta, mospagimin për gazetarë të rinj në provë etj.

Sipas Çipës, situata e medias në Shqipëri është nga më të rëndat në vitet e fundit.

As andej kufirit ideologjik gjendja nuk është më e mirë. Në Kosovë situata për gazetarinë shqipe është akoma më e rëndë. Atje, o je rrogëtar i pushtetit dhe i banditëve ekonomik e politik, o s’ke mundësi të veprosh fare.

Gazetarët në Prishtinë nuk kanë besueshmëri të lartë në opinion dhe hapur kritikohen se janë leckë në duar të ambasadave, të mafias politike dhe asaj ekonomike, shkruan MekuliPress.info