Ish-kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji thekson se, me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës janë të lejuara Asociacionet që të formohen në Kosovë.

Loading...

Ndërsa, sa i përket Asociacionit të Komunave serbe, Gjegji thotë së është i ndaluar.

Gjergji  pohon se, Kushtetua e Kosovës është multietnike dhe jo monoetnike, prandaj ligjërisht çdo asociacion i përgjigjet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Sipas tij, në Bruksel nuk e quajnë Asociacioni i Komunave Serbe, por vetëm Asociacioni.

“NE këtë term e kemi kopjuar nga mediat Serbe. Ky asociacion mund të quhet Asociacioni i Komunave Multietnike apo vetëm Asociacioni”, pohon ai.

Ai thotë se, fuqia ligjore dhe vendimmarrëse e secilit asociacion që krijohet, është lokale dhe nuk prekë kufijtë, hapësirën ajrore, ujore apo tokësore të vendit tonë.

“Nëse dikush nga politikanët e Kosovës vepron në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën dhe akordohet për diçka tjetër, atëherë është tradhti kombëtare”, thotë Gjergji.

Ish-kandidati për president thekson se, marrëveshja e parë për Asociacion e arritur në Bruksel është antikushtetuese dhe antiligjore dhe si e tillë është e papranueshme dhe pa e arsyetueshme.

“Ata që insistojnë të aplikojnë të njëjtën, besoj se shumë shkelin mbi gjakun e luftëtarëve dhe të rënëve të Kosovës”, shton ai.

Gjergj tutje deklarohet se, për ta kthyer Asociacionin në Mono-etnicitet, duhet të ndryshohen Kushtetuta dhe 5 ligjet themeltare të Shtetit të Kosovës. Kjo sipas tij, do të ishte tradhti e madhe, duke menduar që në një pako do të ndryshonin edhe pika të tjera në Kushtetutë.

“Mendoj se një veprim i tillë është shumë i rrezikshëm dhe ndarja e Kosovës është e pashmangshme. Andaj, nëse nuk dëshirojmë ta shohim Serbinë tek ura e Ibrit, këtë model aktual të Asociacionit duhet ta kundërshtojmë e assesi as të diskutojmë për të – le ma ta pranojmë”, potencon Seremb Gjergji.


 
Loading...