Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti për gazetarin Can Dundar, ish-drejtor i gazetës opozitare. Ai është nën hetim për protestat anti-qeveritare në vitin 2013 në parkun Gezi të Stambollit.

Prokurorët pretendojnë se Dundar ka luajtur një rol aktiv në demonstrata, duke nxitur trazira nga mediat sociale. Ata akuzojnë ish-kryeredaktoin e gazetës opozitare se ka mbështetur anëtarët e një organizate terroriste.

Dundar dhe kolegu i tij i gazetës Cumhuriyet, Erdem Gul iu dënuan në vitin 2016 me 5 vjet burg për shkak se publikuan një video që tregonte një kamion të shërbimit të inteligjencës turke që transportonte armë në Siri.

Loading...

Dy javë më parë, 13 persona u arrestuan me të njëjtat akuza.  Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar biznesmenin turk dhe aktivistin Osman Kavala, i burgosur në Turqi para një viti se ka financuar dhe organizuar protesta anti-qeveritare në vitin 2013 me financim dhe mbështetje të fondacionit Soros.

Loading...