Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga babai i Labinotit, Ismeti, i cili tregon për mediat suedeze, se rreth orës 10 të mëngjesit, 32-vjeçari u rrëzua në shtëpi, pas një goditje në zemër. Edhe pse ai u transportua me ambulancë në spital, nuk arriti të shpëtonte.

Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Manisaspor, Syrianska dhe së fundi ishte pjesë e Malaka Junajtid.

Loading...

Për sa i përket kombëtareve, mesfushori u aktivizua me moshat e Suedisë, pa arritur të debutojë në kombëtaren A. Në vitin 2010 Labinoti ishte i gatshëm t’i bashkoheshe përfaqësuese shqiptare, por kërkesa e tij nuk u miratua nga FIFA. 32-vje;ari kishte raporte të shkëlqyera me legjendën Zlatan Ibrahimoviç, i cili në një intervistë të dhënë për “Sportbladet” i thuri elozhe Harbuzit, duke e vlerësuar për cilësitë e tij dhe për personalitetin që kishte.

Loading...