Loading...

Ndonëse nuk po llogaritet si favorite në opinion, Lëvizja Vetëvendosje pritet të jetë befasia e zgjedhjeve të 11 qershorit. Kështu, thotë për MekuliPress, njohësi i çështjeve politike në vend Faik Krasniqi.

Sipas tij, vendit i duhet një ndryshim në lidership, derisa për këtë duhet të vendos qytetari.

“Kemi rigrupime të dy blloqeve, të ”krahut të luftës” dhe ”krahut të pacifistëve”, koalicione të frikës dhe të panikut, dhe në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje, e cila vendosi që të garoj e vetme në këto zgjedhje. Kosovës padyshim që i nevojitet ndryshim në lidership. Por, kjo varet nga qytetarët e Kosovës se a e duan këtë ndryshim, apo duan që të vazhdojnë të udhëhiqen akoma nga klani mafioz Pronto dhe bishtat e tyre”, shprehet Krasniqi.

Ai shpreh besimin se , një pjesë e mirë e qytetarëve janë vetëdijesuar që këtij vendi i duhet ndryshimi, dhe me votë mund ta “shporrin”, nga skena politike këtë klan, siç e quan ai “politik mafioz”.

“Dhe befasia e këtyre zgjedhjeve edhe pse nuk po llogaritet favorite, do të jetë Vetëvendosja, e cila mund t’i befasojë të dyja blloqet. Vota për të dyja blloqet që tash e 18 vite kanë qenë në pushtet, do të thotë vazhdimësi e së keqes, sepse këta nuk e kanë problem që të bëhen prapë bashkë, dhe arsyetimi i tyre do të jetë i njëjtë: ”U bëmë bashkë për hir të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”. Prandaj qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë mirë se kujt do ja japin votën”, është shprehur ai.


 
Loading...