Nga ëndrra për t’iu bashkuar Real Madrid verën e kaluar tek ofertat nga gjysma e botës: nga Kina në Angli.

Sipas “Don Balon”, ylli i River Plate, Juan Quintero, ka marrë një ofertë prej 10 milionë eurosh nga Kina për t’u larguar në merkaton e janarit dhe, gjithashtu, nga Arsenal dhe Tottenham, të cilat kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Buenos Aires për ta parë nga afër kolumbianin.

Loading...

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është 8 pikë larg kryesuesve dhe i duhet të reagojë. “The Gunners” kërkojnë gola dhe eksperiencë në mesfushë. Quintero i ka të gjitha këto.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Pochettino ka marrë informacione shumë të mira rreth tij falë Davinson Sanchez, bashkëkombësit i Quintero. Skuadra angleze është përpjekur ta marrë lojtarin gjatë merkatos së verës kur edhe skuadrat e mëdha si Barça apo Real Madridi ishin të interesuara për lojtarin e River Plate.

Ajo që Quintero e ka të qartë, është se nuk do të vazhdojë të luajë në Argjentinë pas këtij sezoni. River kërkon që t’i rinovojë kontratën në mënyrë që ta shesë për një çmim më të lartë. Juan duket se ka vendosur të kthehet në Europë ose të pasurohet në Azi.

Loading...