Eddie Hearn, menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, nuk i beson shumë duelit të 1 dhjetorit mes Tyson Fury e Dontay Wilder dhe idesë që fituesi i kësaj sfide të duelojë ndaj Joshua më 13 prill të vitit të ardhshëm në “Wembley”. Për këtë arsye, ai po lëviz edhe në drejtime të tjera, për t’i ofruar kampionit të botës në peshën e rëndë një sfidë të madhe.

Sipas medieve britanike, dy kandidatë të tjerë për t’u përballur me Joshua janë Andre Ward dhe Wladimir Klitschko, dy boksierë me peshën në këtë Divizion. “Njerëzit flasin edhe për një përballje me Ward apo për revanshin me Klitschko. Nuk ka asgjë të sigurtë, gjithçka mund të ndodhë. Mund të kemi edhe revanshin me ukrainasin. Kush e di”, u shpreh Eddie Hearn.

Loading...

Gjithsesi, Hearn konfirmon se dëshira kryesore e Joshua është të unifikojë titujt kampionë bote të peshës së rëndë, çka do të thotë se synon sfidën me fituesin e duelit Wilder-Fury. Kjo përballje është e vlefshme për titullin e kategorisë WBC, ndërsa Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBO dhe WBA.

Loading...